Ka ardhur koha ti themi lamtumirë aplikacionin desktop të Messenger. Ky aplikacion nuk do të jetë më i disponueshëm në Mac dhe Windows duke filluar prej ditës së sotme dhe përdoruesit ekzistues do të drejtohen në uebsajtin e Facebook për të vijuar përdorimin e shërbimit popullor të komunikimit.
Edhe pse kanë kaluar vite nga lançimi, konkretisht në fillim të pandemisë së Covid-19, aplikacioni desktop i Messenger nuk mund të kryente funksione biznesi si video thirrjet me disa persona që rivalët si Zoom i ofronin e as nuk kishte opsione të pamjes së ekranit.
Largimi i aplikacionit mund të parashihej ndërsa në 2023 Facebook filloi të shkrinte Messenger përsëri në aplikacionin e rrjetit social.
Përdoruesit të cilët shfrytëzojnë Messenger pa një llogari Facebook do të drejtohen në Messenger.com ku mund të kyçen pa krijuar një llogari në Facebook. /PCWorld Albanian