December 16, 2025
Bernardeschi-e1765795226877.png


Postuar: Dhjetor 15, 2025 | 23:48

Një moment special u regjistrua në fundin e duelit mes Bolonjës dhe Juventusit që përfundoi me rezultatin 0-1 për bardhezinjtë e Spaletit, ku protagonist u bë Frederiko Bernardeski, i cili këtë sezon është pjesë e Bolonjës.

Bernardeschi-e1765795226877

Tifozët e Juventus e kanë thirrur me zë të lartë Bernardeskin, i cili po stërvitej në fushë në “Dall’Ara” me pjesën tjetër të lojtarëve që kishin pasur pak minuta kundër bardhezinjve, duke hyrë nga stoli.

Fantazisti i emilianëve kalon tabelat reklamuese dhe shkon të marrë përqafimin dhe këngët e ish-tifozëve të tij. Lojtarët e Bolonjës e panë nga larg dhe vunë re madje edhe shallin e Juves që Bernardeski mori dhe e kishte vendosur në qafë, duke e bërë atë moment edhe më të veçantë dhe emocional.

“Njëri nga ne, Berna njëri nga ne”. Ky ishte kori i tifozëve të Juventus, të cilët e kanë vlerësuar jashtëzakonisht shumë gjestin e tij, i cili nuk ka pasur asnjë problem të marrë përqafimin e ish-tifozëve të tij. Asnjë mungesë respekti ndaj tifozëve të Bolonjës, por vetëm një takim i bukur me atë sektor bardhezi që nuk ka harruar një lojtar që ka ndarë dhomën e zhveshjes me shumë kampionë të një Juve fituese, që kishte në skuadër emra si Kristiano Ronaldo, Dibala dhe Higuain dhe që ka shkruar faqe historie të klubit bardhezi.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *