KF Bashkimi 1947 ndahet edhe me Abdulhadi Jahjën

December 16, 2025 • arsoadmin


Abdulhadi Jahja nuk është më lojtar i klubit të futbollit Bashkimi 1947.

 

Open-TV mëson se kumanovarët kanë ndarë rrugët me sulmuesin 26 vjecar nga Ohri.
Ky është futbollisti i shtatë që largohet nga Bashkimi 1947.

Deri tani nga skuadra zigjelbër janë larguar: Issa Adekunle, Faruk Bihorac, Samet Rexhepi, Nedim Hoxhiq, Flamur Xhelili dhe Marko Simonovski.

Ndërkohë mësojmë se vala e largimeve do të vazhdojë edhe më tej, ndërsa më pas kryesia e klubit do të gjejë lojtarët që do të zëvendësojnë të sapolarguarit.

 

Bashkimi 1947 e mbylli sezonin vjeshtor në vendin e gjashtë me 22 pikë.

Open-TV do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në KF Bashkimi.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.