27 vjet nga nisja e ushtarëve të UÇK-së, Bekim Jashari kujton heroizimin e Mujë Krasniqit dhe 40 bashkëluftëtarëve

December 15, 2025 • arsoadmin


Anëtari i familjes Jashari dhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka përkujtuar sot 27-vjetorin e nisjes së rreth 150 ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës drejt Kosovës, pas stërvitjes dhe armatimit në Shqipëri.

Sipas Jasharit, në mëngjesin e 14 dhjetorit 1998, në Likenet e Hasit, në Gorozhup të Pashtrikut, Komandanti i Brigadës 113 të UÇK-së, Mujë Krasniqi – Kapuqi, së bashku me 40 bashkëluftëtarë, ranë heroikisht në përballje me forcat serbe, duke u bërë të pavdekshëm në historinë e lirisë së Kosovës.

Ai theksoi se Komandanti Mujë Krasniqi ishte ndër bashkëluftëtarët e parë të Komandantit Legjendar Adem Jashari, me të cilin veproi që në ditët e para të organizimit të UÇK-së.

Bekim Jashari shprehu krenari dhe respekt të përjetshëm për jetën dhe veprën e Komandant Kapuqit dhe bashkëluftëtarëve të tij, si dhe për të gjithë dëshmorët e kombit



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.