January 13, 2026
partizani3.jpg


Partizani do të ketë një sprovë të vërtetë me Flamurtarin. Nuk do të jetë aspak ndaj vlonjatëve ku trajneri Françesko Moriero po flet me tone të larta. Pakënaqësitë ndaj disa prej lojtarëve, me shumë gjasa do të sjellin ndryshime që te ndeshja në Tiranë. Të kuqtë ndërkohë nuk do e kenë aspak të lehtë, që të mbyllin në mënyrën më të mirë të mundshme vitin 2025.

partizani

Mungesat e dy liderëve të mesfushës, Arafat Doumbia dhe Redon Ismaili pritet të kenë ndikimin e tyre. Doumbia ka mbyllur vitin 2025 për shkak të dëmtimit që pësoi ndaj Tiranës, ndërsa Ismaili plotësoi numrin e kartonëve dhe do të qëndrojë i pezulluar. Partizani nuk duket në një periudhë të mirë sa u përket mungesave, kjo pasi tashmë nuk ndikojnë vetëm dëmtimet.

Kartonët e verdhë po ashtu janë një problem jo i vogël. Partizani ka plot katër futbollistë dhe trajnerin Kërnaja, që në rast ndëshkimi ngaj Flamurtarit do të mungojnë në javën e ardhshme. Bëhet fjalë për Altin Bytyçin, Andi Janjevën, Besar Gudjufin dhe Vusal Isgandarlin. Doumbia ndodhet po ashtu në kuotën e tre kartonëve të verdhë, por do të mungojë për shkak dëmtimi.

KËRNAJA- Prej tri ndeshjesh, trajneri Kërnaja ka rënë në qetësi me arbitrimin. Ndëshkimi i tij i fundit ishte me Vllazninë, në ndeshjen që u mbyll 1 me 1. Përballë Elbasanit, Bylisit dhe Tiranës, Kërnaja ka shpëtuar nga kartoni i verdhë. Fakt është se ndodhet në kuotën e tre prej tyre, kështu nëse merr edhe një tjetër do të mungojë në ndeshjen e radhës.

EGNATIA- Sigurisht që çdo mungesë peshon, për më tepër nëse merret parasysh se ajo e radhës është ndaj kampionëve të Shqipërisë. Situata e tillë qëndron prej javësh ndërkohë në kampin e kuq. Sfida në Rrogozhinë është programuar më 19 dhjetor, ora 16:30. Ky takim do të jetë edhe transferta e fundit për të kuqtë në vitin 2025.

PANORAMASPORT.AL













Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *