Ndërsa numërimi mbrapsht për tre mujorin e fundit të 2025 ka filluar, tregtuesit kanë filluar të përgatiten për fitime më të larta. Për fatin e mirë të investitorëve kripto ka hyrë muaji, ku shumë besojnë te legjenda e “Uptober”, një muaj i cili ka rezultuar më pozitivi në historinë e Bitcoin.
Koncepti i “Uptober” vjen ngaqë Bitcoin ka pasur një Tetor jeshil në 9 nga 10 vitet e fundit. Veçanërisht 2017-ta dhe 2021 kanë qenë vite të mira me Bitcoin që u rrit me 50% dhe 40% respektivisht.
Analistët thonë se Tetori jeshil është mbështetur gjithmonë nga një Shtator i dobët duke i bërë rritjet të duken të stërmëdha.
Ndërsa kësaj here nuk morëm atë Shtatorin e kuq të prisnim, disa kriptomonedha kanë rënë ndjeshme ndërsa çmimi i Bitcoin është rritur me 5 përqind. Kështu pritet që Tetori të jetë impresionues.
Uptober është shndërruar në një meme kulturore e lidhur ngushtë me folklorin kripto. Në median sociale gjen postime pafund me tregtuesit të cilët luten për një Tetor me fitime.
Në fund historia sugjeron se Tetori është një muaj rritjeje dhe ekspertët thonë se kushtet janë të pozitive. /PCWorld Albanian