September 18, 2025
muriqi-1.webp.webp


Vedat Muriqi po vazhdon të tregojë formën e tij të shkëlqyer në La Liga. Sulmuesi kosovar po bëhet protagonist i madh për Mallorcan në sfidën ndaj Espanyolit, duke shënuar dy gola deri tani.

Fillimisht, ai realizoi nga penalltia në minutën e 46-të, duke mposhtur serb Marko Dmitrovic dhe duke ngushtuar rezultatin në 2-1 pas një pjese të parë të vështirë për skuadrën e tij.

Por Muriqi nuk u ndal me kaq. Në minutën e 65-të, ai u ngjit më lart se të gjithë në zonë, goditi me kokë një harkim të saktë dhe e dërgoi topin në rrjetë, duke barazuar shifrat në 2-2 pas një goditjeje që u ndal vetëm në shtyllën e djathtë përpara se të përfundonte në portë.

Ky ishte dygolëshi i i parë i sezonit për “Piratit”, i cili tashmë numëron katër gola në La Liga.

Forma e tij është një lajm i shkëlqyer për Mallorcan, që e sheh kosovarin si pikën e referencës në sulm, por edhe për Kombëtaren e Kosovës, ku vetëm pak ditë më parë ai dha një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Suedisë, me gol.

Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

Salla Universale në Shkup do ta ruajë pamjen e vjetër, kapaciteti do të jetë 1200 vende

Muriqi po konfirmon se është jo vetëm lideri i padiskutueshëm i Mallorcës.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *