VIDEO/ Dygolësh vendimtar, sulmuesi që fitoi dy herë titullin në Superiore kualifikon ekipin në Kupë

August 25, 2025 • arsoadmin


Postuar: Gusht 25, 2025 | 19:10

Rubin Hebaj është kthyer në një nga golashënuesit më të njohur në futbollin në Uzbekistan. Sulmuesi i cili ka fituar titull kampion në Superiore me Partizanin e Teutën, por edhe në Maqedoninë e Veriut me Shkëndijën e Tetovës, tashmë është pjesë e Sogdiana dhe po ndihmon këtë skuadër që të synojë objektiva madhorë.

bandicam 2025-08-25 18-57-03-720

Sot në ndeshjen e Kupës ndaj Navbahor Namagan, ai ishte protagonisti kryesor i sfidës. I aktivizuar si zakonisht nga minuta e parë, Hebaj u gjend në vendin e duhur në momentin e duhur për të shënuar golin e avantazhit për ekipin e tij.

Në minutën e 56-të, skena u përsërit, me Hebajn që tregoi se është një gjahtar zone duke dyfishuar shifrat për ekipin e tij e duke bërë thuajse formalitet kualifikimin.

SHIH VIDEON

Avantazhi i dyfishtë bëri që trajneri më pas ta zëvendësonte sulmuesin shkodran, ndërsa ekipi i Sogdiana shënoi edhe dy herë të tjera në minutat e fundit për të mbyllur ndeshjen me fitoren 4-0 dhe kalimin në turin tjetër në Kupë.

PANORAMASPORT.AL













Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.