August 25, 2025
PAQARADA.webp.webp


Sezonin e kaluar Leart Paqarada ishte një prej figurave kyçe të Koln. Mbrojtësi i majtë i Kosovës luajti rregullisht si titullar dhe kontribuoi ndjeshëm në sigurimin e rikthimit të klubit në Bundesligë.

Por vetëm pak javë pas këtij suksesi, emri i tij është në listën e lojtarëve që nuk janë më pjesë e planeve të trajnerit të ri, Lukas Kwasniok.

Sipas gazetës gjermane Kölnische Rundschau, Paqarada është përjashtuar nga grupi kryesor së bashku me dy lojtarë të tjerë dhe tani stërvitet individualisht.

Vendimi erdhi befasisht për 30-vjeçarin dhe njerëzit që e rrethojnë, të cilët e kanë cilësuar qasjen e klubit si zhgënjyese.

“Jemi të zhgënjyer me mënyrën se si klubi i trajtoi gjërat”, deklaroi menaxheri i Paqaradës.

Mbrojtësi që sezonin e kaluar shihej si zgjidhja kryesore në krahun e majtë të mbrojtjes, tani nuk është as në listën e grumbullimeve për ndeshjet e para të kampionatit.

Për më tepër, ai nuk ka asnjë ofertë konkrete nga klube të tjera, ndërkohë që afati i transferimeve në Gjermani mbyllet më 1 shtator.

Në këtë situatë, ekziston mundësia që mbrojtësi i Kosovës të mbetet në Koln, por pa qenë pjesë aktive e projektit sportiv. Ky skenar shihet si pjesë e një strategjie të trajnerit Kwasniok, i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për të sjellë në skuadër një mbrojtës tjetër



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *