August 25, 2025
fetai1.jpeg


Deponia famëkeqe e Nikushtakut, e cila për 24 vite ka qenë burim ndotjeje dhe rreziku për shëndetin e banorëve të komunës së Likovës, është mbyllur përgjithmonë. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri Arben Fetai, duke theksuar se ky problem shumëvjeçar tashmë është kapitull i mbyllur.

Kjo deponi ka ndikuar rëndë në mjedis dhe në shëndetin e banorëve të fshatrave Nikushtak, Haraçinë, Grushinë dhe Orllancë. Përveç ndotjes së tokës, ujit dhe ajrit, zjarret e shpeshta që shpërthenin pothuajse çdo javë kanë rrezikuar seriozisht edhe sigurinë e udhëtarëve në rrugën rajonale Likovë-Kumanovë-Shkup, madje duke shkaktuar edhe raste tragjike.

Për dy dekada, pushteti i kaluar i BDI-së nuk ka ndërmarrë hapa konkretë për zgjidhjen e problemit, pavarësisht premtimeve të përsëritura në fushata zgjedhore. Madje, edhe pse kjo parti ka pasur ministër të ambientit jetësor nga kjo zonë, ish-nënkryetarin Sadulla Durakun, asnjë zgjidhje nuk është ofruar për qytetarët.

“Qeveria VLEN për më pak se një vit e ka mbyllur përfundimisht këtë deponi të egër. Ky kapitull i errët tashmë i përket historisë. Zona do të sanohet dhe gjelbërohet, duke u kthyer në harmoni me bukuritë natyrore përreth. Ne jemi këtu për qytetarët dhe për të mirën e tyre”, tha Fetai.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *