

Dy ish-banoret e Big Brother VIP dhe pjesë e emisionit “E Diell” në Top Channel, Erjola Doci dhe Rike Roci, do të shfaqen shumë shpejt në një film të ri, ku do të jenë bashkë në role të rëndësishme.
Gjatë një eventi ku ishte e pranishme, Erjola u intervistua shkurtimisht nga Andale, ku u shpreh se shumë shpejt do ta shohim në aktrim.
Ajo la të kuptohet se “diçka po gatuhet”, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në këtë fazë.
Ndërkohë, Fation Kuqari, i cili ndodhej krah saj, zbuloi pak më tepër duke thënë se filmi ka një histori marramendëse, madje pjesërisht e lidhur edhe me përjetime personale të vetë Erjolës.
Gjithashtu, Erjola konfirmoi se në këtë projekt do të jetë së bashku me Rike Rocin, por nuk pranoi të zbulojë emrat e bashkëpunëtorëve të tjerë apo detaje të tjera mbi skenarin dhe realizimin e filmit.
Ky do të jetë debutimi i parë i dy vajzave në kinematografi, dhe duket se fansat e tyre do të kenë një arsye më shumë për të pritur me padurim projektin që pritet të bëjë shumë bujë.