August 26, 2025
Screenshot_21-10-780x439-1.png


Këngëtari i njohur nga Prizreni, Endri, po rikthehet në skenën muzikore pas një mungese të gjatë prej plot shtatë vitesh.

Ai ka bërë të ditur se shumë shpejt do të publikojë projektin e tij më të ri të titulluar “Kthehu”.

Endri u bë i njohur si pjesë e label-it të njohur ON Records, prej nga dolën shumë emra të suksesshëm të muzikës moderne shqiptare.

Në atë periudhë, ai u shndërrua në një ndër artistët më të dashur për publikun e ri, sidomos për adoleshentët, të cilët e mbështetën fuqishëm me çdo këngë të tij.

Me stilin e tij dhe tekstet që preknin ndjenjat e brezit të ri, Endri arriti të krijojë një bazë të gjerë fansash, duke lënë gjurmë në muzikën e asaj kohe.

Rikthimi i tij pas kaq shumë vitesh është pritur me shumë kureshtje dhe entuziazëm nga ndjekësit, të cilët mezi presin të dëgjojnë materialin e ri.

Projekti “Kthehu” shihet si një pikënisje e re në karrierën e tij dhe si një rikthim i shumëpritur në industrinë muzikore shqiptare.

 





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *