
Shkëndija, të marten, në Baku ndeshet me kampionin e Azerbajxhanit, Qarabağ FK, ndërsa në konferencën për shtyp para ndeshjes foli Kamer Qaka.
“Presim një ndeshje të vështirë, por kemi shpresa të mira për lojën. Do të bëjmë një ndeshje të fortë përballë një kundërshtari shumë të fortë dhe don Zoti dalim me fitore. Nuk kam asnjë lojtar të preferuar. Është një lojë ekipore dhe është skuadër shumë e fortë. Ne hyjmë në lojë për të fituar ndeshjen. Kështu mendojmë të gjithë lojtarët jo vetëm unë. Por, do të jetë shumë sfidë e vështirë, por ne do të shkojmë për rezultat pozitiv”, tha Qaka.
Ndeshja luhet nga ora 18:00 (sipas kohës lokale në vendin tonë) në stadiumin “Tofiq Bahramov” në Baku të Azerbajxhanit.