
Modeli AI GPT-5 i OpenAI, versioni më i fundit i teknologjisë që fuqizon ChatGPT që prej 2022, pritet të debutojë së shpejti.
Dy testues ndër të parët thanë për agjencinë e lajmeve Reuters se janë impresionuar nga aftësitë koduese dhe të zgjidhjes së problemeve matermatikore të modelit, po besojnë se diferencat mes GPT-4 dhe GPT-5 nuk është aq e madhe sa ajo mes GPT-3 dhe GPT-4.
Avancimi i GPT-4 bazohej në rritjen e kapacitetit kompjuterik dhe sasisë së të dhënave, ndërsa kompania shpresonte se zgjerimi i ngjashëm i kapaciteteve do të sillte rezultatet të njëjta me performancën e GPT-5.
Por OpenAI, mbështetur nga Microsoft dhe që vlerësohet me 300 miliardë dollarë, hasi probleme me zgjerimin e kapaciteteve. Një problem ishte kufizimi i sasisë të dhënave ndërsa kryeshkencëtari i kompanisë Ilya Sutskever tha vitin e kaluar se fuqia përpunuese e të dhënave po rritej ndërsa sasia e tyre jo.
Ai po i referohej sasisë së të dhënave përdorur nga modelet gjuhësore për tu trajnuar dhe kompanive AI tashmë ju kanë ngelur shumë pak opsione.
Pothuajse tre vite më parë ChatGPT prezantoi botën me AI gjeneruese duke habitur përdoruesit me aftësitë e tij për të folur në gjuhë natyrale apo të shkruante edhe prozë e poezi.
Në Mars të 2023 OpenAI lançoi GPT-4, një model madhor gjuhësor që hodhi hapa të mëdhenj në inteligjencë. GPT-4 u bë modeli që të gjithë synonin të arrinin.
GPT-5 premton të sjellë një standard të ri tashmë. /PCWorld Albanian