August 4, 2025
parker-broja.jpg


Postuar: Gusht 3, 2025 | 10:14

Armando Broja pritet të kalojë nga radhët e Çelsit te Bërnli, pasi dy klubet kanë gjetur një akord për transferimin e futbollistit dhe vetë sulmuesi i Kombëtares shqiptare duket se është i kënaqur me këtë zgjidhje për karrierën e tij. Por deklarata e fundit e trajnerit Skot Parker, pas miqësores ndaj Stouk, lë të kuptohet se marrëveshja do pak kohë për t’u mbyllur.

parker broja

Fillimisht mendohej se gjithçka do të përfundonte brenda fundjavës, pasi Broja kishte kryer një pjesë të vizitave mjekësore me klubin e ri. Por Parker ka frenuar gjithçka duke folur për “Burnley Express” pas sfidës së djeshme rreth zërave për Brojën.

“Ky është një pozicion për të cilin ne po kërkojmë, por nuk ka asgjë shumë, shumë afër. Ndaj derisa të dalë diçka apo situata të jetë më afër finalizimit, nuk ka në të vërtetë asnjë lajm rreth saj.

Ne po mundohemi të plotësojmë disa pozicione aktualisht dhe si në çdo dritare transferimesh, mundohesh që të sjellësh lojtarët e duhur. Shpresojmë që në javët e ardhshme të mund të afrojmë disa të tjerë që të na japin më shumë forcë, edhe për shkak të lojtarëve që kemi humbur. Shpresojmë ta bëjmë një gjë të tillë, po bëjmë maksimumin”, deklaroi ai, duke lënë të kuptohet se për firmën e mundshme me Brojën, duhej edhe pak kohë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *