
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në një takim të veçantë zëvendësndihmës Sekretarin amerikan të Mbrojtjes për Politika Evropiane dhe NATO, David Baker, bashkë me ekipin e tij.
Ky takim, që vjen në një javë me theks të posaçëm diplomatik për afirmimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u zhvillua në frymën e thellimit të bashkëpunimit dypalësh, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes.
“Diskutuam për raportet tona bilaterale dhe për bashkëpunimin që kemi e që do ta kemi, veçanërisht në fushën e mbrojtjes,” ka deklaruar Kurti pas takimit, duke ritheksuar mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.
Lexo po ashtu:
Kryeministri Kurti u shpreh se Qeveria e Kosovës angazhohet çdo ditë për të forcuar miqësinë me SHBA-në, për të zgjeruar partneritetin dhe për të forcuar më tej aleancën ndërmjet dy vendeve.
Në këtë takim ishin të pranishëm edhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, si dhe drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Në një javë që është përcjellë me afirmim të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona, sonte mirëpritëm zëvendësndihmës…
Posted by Albin Kurti on Saturday, August 2, 2025