
Danja Koka është kthyer në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, por këtë herë jo për aktivitetin e saj profesional.
Dyshime të forta janë ngritur për një shtatzëni të mundshme pas pjesëmarrjes së saj në dasmën e motrës.
Shkak për këto aludime është bërë një video e publikuar nga ceremonia, ku Danja shfaqet e veshur me një fustan elegant rozë, të ngushtë dhe me shkëlqim.
Pikërisht ky fustan ka nxjerrë në pah atë që ndjekësit e kanë përshkruar si një “bark pak të fryrë”, i cili nuk është karakteristik për format e saj fizike.
Pamja e saj elegante, por ndryshe nga zakonisht, ka mjaftuar që rrjeti të ndizet me komente dhe pyetje.
Deri më tani, Danja nuk ka bërë asnjë reagim apo konfirmim zyrtar, duke i lënë spekulimet të vazhdojnë. Megjithatë, pyetja që po qarkullon kudo mes ndjekësve është: “A është Danja Koka në pritje të ëmbël?”