6 milionë USA për të gënjyer DASH, lobistët e Berishës: Hiqjani ‘non gratën’ se nuk është aktiv në politikë (DOKUMENTI)

August 3, 2025 • arsoadmin


Sali Berisha e ka përdorur kontratën e lobimit me vlerë 6 mln dollarë, të nënshkruar para zgjedhjeve të 11 majit, për të gënjyer Departamentin Amerikan të Shtetit. Përmes një tjetër dokumenti të dërguar DASH, siguruar edhe nga Report Tv, kompania lobuese Continental Strategy ka kërkuar heqjen e non gratës për Sali Berishën.

Dhe kësaj radhe argumenti është një gënjeshtër tjetër. Në dokumentin që mban datën 22 korrik, Continental Strategy thotë se heqja e non gratës për Sali Berishën duhet bërë edhe për faktin se ai tashmë nuk është më një politikan aktiv.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane.

Por, në fakt kjo është thjesht gënjeshtra e radhës e lobistëve, pasi Berisha është kryetari i forcës kryesore të opozitës, dhe deputet i kuvendit.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.