Ndodh surpriza e parë e madhe në Botërorin e Klubeve, Interi eliminohet në 1/16-at nga ekipi brazilian

July 1, 2025 • Gazeta Telegram


Interi i jep lamtumirën Kupën e Botës për Klube, pasi u mund 0-2 nga klubi brazilian Fluminense e luajtur në Charlotte.

Sfida nisi në mënyrën më të mirë të mundshme nga ekipi brazilian, duke kaluar në avantazh që në minutën e 3’ me anë të Canos, pas një pakujdesie në mbrojtjen zikaltër.

Nënkampionët e Europës tentuan të barazionin sfidën, duke luajtur të gjitha shanset e tyre deri në fund, por në minutën e 93’, Hercules i dha goditjen përfundimtare ekipit të Chivus.

Kështu Interi e mbyll këtë kompeticion në dazën e 1/16-ave, teksa tashmë Chivu do të nisë përgatitjet për sezonin e ri.

Nga ana tjetër, Fluminense shpreson për më shumë, ku në çerekfinale do të ndeshet me fituesin e sfidës Manchester City-Al Hilal



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.