
Çmimi i Bitcoin qëndroi në 24 orët e fundit duke humbur vetëm 1.3 përqind të vlerës në 105,578 dollarë në këto momente që shkruajmë ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme duket se po shkojnë drejt një përshkallëzimi.
Muaji Qershor ka qenë i qëndrueshëm për Bitcoin që ka fituar 1.6 përqind të vlerë në 30 ditët e fundit pavarësisht frikës së vazhdueshme të tarifave të Trump. Aktualisht qëndron rreth 5,000 dollarë largë rekordit të vendosur më 22 Maj prej 11,970 dollarë.
Edhe pse nuk ka ende një marrëveshje për armëpushim, paralajmërimet e Trump se banorët e Teheranit duhet të largohen menjëherë bëri që Bitcoin të bien nga 108 mijë dollarë që shkoi ditën e djeshme.
Megjithatë mëngjesin e së Martes Trump deklaroi se kërkonte një fund të konfliktit mes Iranit dhe Izraelit duke thënë se po planifikon diçka “më të mirë sesa armëpushim.”
Disa investitorë institucionalë po i shohin këto momente tensioni si mundësi e mirë investimi. Sipas të dhënave të Farside Investors, 408.5 milionë dollarë hynë në ETF-të Bitcoin ditën e Hënë.
Ekspertët thonë se çmimi i Bitcoin do të sillet mes 103 mijë dhe 109 mijë dollarë ndersa situata gjeopolitike të bëhet më e qartë përpara se kriptomonedha më e madhe e botës të bëjë lëvizjen e radhës të madhe që të gjithë presin.
Të tjerë thonë se qëndrueshmëria e Bitcoin në këto kushtet është sinjal se kriptomonedha nuk po përceptohet më si aset me risk të lartë. /PCWorld Albanian