
Postuar: Qershor 15, 2025 | 12:11
Borusia Monçengladbah është e interesuar për të transferuar Erblin dhe Euron Bajraktarin. Eksperti i merkatos, Fabricio Romano, ka zbuluar prapaskenat me binjakët shqiptarë.
Ka marrëveshje verbale mes palëve me diskutimet që po shkojnë drejt finalizimit. Vetëm 16 vjeç shikohen me të ardhme të ndritur në futboll.
Erblini dhe Euroni janë pjesë e Jang Bojsit. Erblini luan në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa vëllai i tij në krahun e majtë të sulmit.
Të dy janë po ashtu pjesë e Zvicrës U-16.
EMANUEL LOCI-PANORAMASPORT.AL
