June 15, 2025
1749926663681146.jpg

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje shqiptare.

Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme, por edhe për pastrimin e thellë të shtëpisë.

Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.

Diabeti shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.

Soda e bukës për mbajtjen e diabetit nën kontroll

Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org thonë se soda e bukës është linja e parë e mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll.

Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.

Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshirë diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet.

Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken nga mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.

Soda e bukës mund të parandalojë përhapjen e këtij infeksioni dhe të shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënien e trupit në koma.

Ky është një komplikacion i rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma të tilla si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje e gojës dhe plogështi.

Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.

Sipas tyre, vetëm një mjek specialist mund të rekomandojë një kurë dhe doza të sakta të sodës së bukës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit dhe komplikacioneve të tij.

Konsultat me mjekun janë të nevojshme sepse, nëse e teproni me sodën e bukës, ajo mund të ketë një efekt krejt të kundërt nga qëllimi fillestar.



BURIMI I LAJMIT

#mund #të #përdoret #soda #bukës #për #të #menaxhuar #diabetin
#mund #të #përdoret #soda #bukës #për #të #menaxhuar #diabetin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *