
Të reja ka nga Xheneta Fetahu!
Përmes një postimi në Instagram, Xheneta ka zbuluar një lajm për ndjekësit e saj – ajo do të jetë pjesë e një seriali të ri televiziv!
Në këtë projekt, Xheneta do të interpretojë një rol të quajtur “Rina”, por pa dhënë shumë detaje rreth skenarit apo platformës ku do të transmetohet seriali.
“Një kapitull i ri po vjen… Rina është gati, a jeni ju,” shkroi Xheneta në postimin e saj.
View this post on Instagram
Ky është një hap i ri dhe emocionues për Xhenetën, e cila duket e gatshme të sfidojë veten edhe në fushën e aktrimit./Prive