June 14, 2025
Tifozat-Kuq-e-Zi-vs-FSHF-780x439-1.webp.webp


Tifozat Kuq e Zi kanë reaguar përsëri kundrejt Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) dhe kjo shkaku i disa pengesave në ndeshjen e së martës mbrëma ndaj Letonisë.

Shqipëria luajti mbrëmë ndaj Letonisë në udhëtim, ku barazuan me rezultat 1-1 duke vështirësuar edhe më shumë kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Megjithatë, edhe në këtë ndeshje Tifozat Kuq e Zi hasen në pengesa nga FSHF, të cilët intervenuan të vendasit për t’iu bërë kontrolle të rrepta tifozëve dhe për të parandaluar banerat dhe mesazhet e tyre.

Është vet faqja zyrtare e Tifozave Kuq e Zi që ka njoftuar rreth kësaj duke thënë mes tjerash se: “E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve”.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Ftkz.al%2Fposts%2Fpfbid02u7XhNo9KS7TvUE1kQdAzqhDdw1HqbwxjNpaQ1GgZSmDETRwxpbp3dEBcWNkQfLDnl&show_text=true&width=500

Postimi pa ndërhyrje i Tifozave Kuq e Zi

Manovrat penguese të FSHF-së vazhduan edhe dje në Riga. Në hyrje të stadiumit, djemtë tanë u përballën me kontrolle të papara më parë në një transfertë. Steëard-ët na thanë hapur: “Kemi urdhër nga federata juaj t’ju kontrollojmë hollësisht”. Me këtë rast, na ndaluan të gjitha banderolat dhe parullat që kishim me vete, edhe pse përmbanin vetëm shkrimet e zakonshme “Tifozat Kuq e Zi” dhe “TKZ on Tour”. Ato me mesazhe, sigurisht që i futëm brenda.

Kjo ishte tentativa e dytë: e para erdhi kur nuk na ndanë fare biletat që, sipas rregullores, u takojnë tifozëve vizitorë. Donin t’i linin karriget bosh për të thënë se “s’kishim tifoza”.  E dimë mirë me kë kemi punë – me miqtë e shkijeve. Por le ta mbajnë mend: koha mund të jetë e maskarenjve, po Atdheu mbetet i Shqiptarëve.

Shihemi përsëri së shpejti.

Tifoza Kuq e Zi

O sa mirë me qenë Shqiptar!



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *