June 11, 2025
Frenki-De-Jong.jpg


Postuar: Qershor 9, 2025 | 23:49

Mesfushori i Barcelonës, Frenki de Jong (28 vjeç), tregoi edhe një herë talentin e tij me ekipin kombëtar të Holandës në fitoren kundër Finlandës (0-2) dhe në fund të ndeshjes u pyet për të ardhmen e tij.

Frenki De Jong

Ai foli rreth negociatave për të zgjatur kontratën me Barçën, një lidhje që, sipas kontratës në fuqi, përfundon në vitin 2026. Mesfushori shprehu dëshirën e tij për të vazhduar në klubin katalanas dhe ishte optimist se së shpejti do të arrihej një marrëveshje për të rinovuar. “Mendoj se do të rinovoj me Barçën. Nuk mund të jem 100% i sigurt, por nëse gjithçka shkon mirë, do të ndodhë.

Qëllimi im është të rinovoj këtë verë, por do të shohim se çfarë do të ndodhë. Janë negociata dhe nuk mund të themi se kur. Gjëja e rëndësishme është që të dyja palët e duan dhe mendoj se do të arrijmë një marrëveshje”, tha De Jong.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *