June 9, 2025
505837462_122234103542078696_6061406810531505719_n-696x473-1.jpg


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani priti sot në një takim Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.

Në takim u vlerësua bashkëpunimi produktiv mes dy institucioneve, si dhe u theksua nevoja për ta thelluar edhe më shumë atë në fusha të ndryshme si ekonomia, arsimi, kultura etj.

“Qeveria shqiptare ka gjithmonë në fokus të veçantë mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, kultivimin dhe avancimin e identitetit kombëtar dhe kulturor të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, theksoi ministri Hasani në një postim në rrjetet sociale.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *