June 9, 2025
20250609125336_big_730x400_28.webp.webp


Politika monetare, stabiliteti financiar dhe qasja deri tek financat për ekonominë kanë qenë vetëm disa nga temat që diskutuan sot guvernatori Trajko Sllaveski dhe kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, Branko Azeski.

Siç informojnë nga Banka Popullore, takimi ka qenë në frymën e angazhimit të përbashkët për të nxitur zhvillimin ekonomik dhe forcimin e bashkëpunimit institucional.

“Në takim u theksua rëndësia e dialogut të vazhdueshëm midis bartësve ekonomikë dhe bashkësisë së biznesit, veçanërisht në kontekstin e sfidave aktuale ekonomike globale dhe rajonale. Kryetari Azeski theksoi se Oda është e gatshme për bashkëpunim të mëtutjeshëm aktiv me Bankën Popullore, duke shprehur mbështetje për profesionalizmin dhe besueshmërinë që guvernatori Sllaveski sjell në këtë pozicion. Në bisedë u hapën tema që lidhen me ekonominë, si dhe rolin e Bankës Popullore në krijimin e një mjedisi të favorshëm biznesi. Të dyja palët ranë dakord se hapja dhe koordinimi i ndërsjellë mund të kontribuojnë në përmbushjen më efikase të qëllimeve strategjike ekonomike të vendit”, theksojnë nga BP.

 

Guvernatori Sllaveski theksoi angazhimin e Bankës Popullore për transparencë, parashikueshmëri dhe mbështetje të stabilitetit, si parakusht për rritje të qëndrueshme. Ai dërgoi falënderime për mbështetjen dhe shprehu kënaqësinë për iniciativat e Odës për thellimin e komunikimit me institucionet nga sektori financiar.

“Takimi përfundoi në frymë konstruktive, me marrëveshje për forcimin e bashkëpunimit përmes konsultimeve të rregullta dhe shkëmbimit të analizave dhe opinioneve me interes të ndërsjellë”, kumtoi BP-ja.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *