June 7, 2025
Screenshot_4-5-780x439-1.png


Tashmë është zbuluar finalja e edicionit të dytë të spektaklit të njohur, Ferma VIP.

Bëhet e ditur se më 20 qershor do të jetë finalja e madhe e këtij reality shou.

Ishin vetë fermerët ata që zbuluan datën, përmes një sfide tejet interesante që ju kishte caktuar Agai.

Të lidhur nga këmbët me njëri-tjetrin, fermerët fillimisht kanë kërkuar për gjashtë çelësa, ku vetëm njëri prej tyre mund të hapte sëndukun ku mbahej pishtari.

Pasi gjetën çelësin dhe nxorën pishtarin ata ndezën zjarrin, ku më pas u zbulua edhe data e këtij edicioni.

Luana hapi menjëherë televotimin, ku do të jetë publiku ai që do të vendosë se kush do të jetë finalisti i parë.

Ndërkaq, dy më pak të votuarit do të shkojnë në televotim dhe njëri prej tyre do të eliminohet.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *