Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë

June 5, 2025 • arsoadmin


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Republikës së Letonisë për Kosovën, Vilmārs Heniņš, njofton Presidenca.

Gjatë ceremonisë, Presidentja Osmani i uroi mirëseardhje ambasadorit dhe vlerësoi lart marrëdhëniet miqësore ndërmjet dy vendeve. Ajo theksoi se Letonia ka qenë një partnere e fuqishme e Kosovës, duke mbështetur jo vetëm procesin e shtetndërtimit, por edhe përpjekjet për anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Presidentja falënderoi Letoninë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugën euroatlantike të Kosovës, duke theksuar se partneriteti ndërmjet dy vendeve do të vazhdojë të forcohet në fusha me interes të përbashkët.

The post Presidentja Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Letonisë appeared first on KosovaNews.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.