June 3, 2025
Screenshot_20250601-225841.png


Megjithëse “Big Brother VIP Albania 4” ka përfunduar prej disa muajsh, fituesi i këtij sezoni, Gjesti, vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes.

Çdo paraqitje publike e tij komentohet gjerësisht, dhe së fundmi, një koncert i tij ka emocionuar jo vetëm të pranishmit, por edhe rrjetin.

Gjatë performancës, në publik ishte i pranishëm edhe një djalë me aftësi të kufizuara. Në një moment të veçantë dhe shumë prekës, Gjesti iu afrua djalit, e përqafoi ngrohtësisht dhe nuk arriti t’i mbante dot lotët. Emocioni pushtoi skenën, ndërsa publiku reagoi me duartrokitje të zjarrta.

Ky gjest i sinqertë i Gjestit ka prekur zemrat e shumë njerëzve dhe është cilësuar si një dëshmi e vërtetë e humanizmit dhe shpirtit të tij të ndjeshëm.



Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *