May 28, 2025
WhatsApp-Image-2025-03-05-at-09.07.37.jpeg


Gjëja më e vështirë në një lojë futbolli është të shtysh topin në rrjetë. Detyrë kjo specifike për sulmuesit, me klubet që shpeshherë nuk kursehen për të gjetur një bomber që t’i garantojë golat për të arritur në fund edhe te realizimi i objektivave të tyre.LushkjaI tillë është rasti edhe tek Egnatia, ndonëse bomberin e bëri një mesfushor si Regi Lushkja. Këtë herë zgjidhja erdhi nga mesfusha, por gjithsesi nuk lë mënjanë edhe problematikën me sulmuesit te kampionët, të cilët këtë sezon nuk u treguan në lartësinë e duhur me golat e tyre. Për këtë arsye, me shumë gjasa, rrogozhinasit do të kërkojnë me patjetër një sulmues race gjatë kësaj merkatoje, për ta pasur në dispozicion përgjatë kupave të Europës, por mbi të gjitha për kampionatin në vazhdim.

Sakaq, “Panorama Sport” u ka bërë një pasqyrë të qartë reparteve nga vijnë golat, teksa duke iu referua lojtarëve aktualë, duket se sulmi është “kokë më kokë” me mbrojtjen. Mesfusha më pas duket se vjen nga një “planet” tjetër.

GOLAT NGA MBROJTËSIT – Në total këtë sezon, golat nga reparti i mbrojtjes kanë qenë nëntë të tillë. Një shifër e kënaqshme kjo, ku diferencën e bën mbrojtësi i krahut të majtë, Edison Ndreca që ka shënuar pesë të tillë, në një kohë që nuk ka luajtur për shkak dëmtimi në ndeshjet e fundit. Pas tij vijnë Eljon Sota me dy rrjeta dhe nga një gol e kanë shënuar Abdurraman Fangaj dhe Arbenit Xhemajli.

GOLAT NGA MESFUSHORËT – Është reparti më i kompletuar dhe që ka mbuluar problemet e Egnatias. Nga ky repart janë shënuar në total 27 gola, një shifër mbresëlënëse. Sigurisht, një kontribut të madh ka dhënë Regi Lushkja me 16 rrjeta, golashënues i skuadrës. Mirëpo, pas nuk mbetet edhe mesfushori Serxho Ujka me gjashtë gola. Arbin Zejnullai ka gjetur rrugën e rrjetës në tri raste, ndërsa dy gola janë shënuar edhe nga Fernando Medeiros, që u ribashkua me kampionët në merkaton e dimrit.

GOLAT NGA SULMUESIT – Nëse ka një repart që nuk e ka bërë si duhet detyrën e tij, është pikërisht ai i sulmit. Egnatias nuk i kanë munguar golat, por ato nuk kanë ardhur nga ata që paguhen për këtë punë. Më konkretisht, golashënuesi më i miri në sulm është Sumaila Bakajoko me katër rrjeta. Pas tij vjen Muhamed Jahaja me tre gola, Leo Melo me dy të tillë dhe Saliu Guindo me vetëm një gol të shënuar. Në total, bëhet fjalë për 10 gola që kanë ardhur nga këmbët e sulmuesve, vetëm një më shumë nga mbrojtësit.545

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *