
Postuar: Maj 26, 2025 | 23:31
Mateo Gabia ka thënë se kush do të qëndrojë te Milani, duhet ta ndiejë këtë gjë dhe duhet që të punojë maksimalisht për të korrigjuar gabimet e këtij sezoni.
GABIMET- “Ne që jemi në dhomën e zhveshjes, i dimë mirë gabimet që kemi bërë. Është normale që të kemi folur me njëritjetrin dhe vitin e ardhshëm duhet që secili të bëjë më mirë dhe më shumë, duke nisur nga unë i pari. Duhet që të bëjmë gjithçka në fushën e lojës. Duhet një skuadër e bashkuar për të kaluar vështirësitë që kanë të gjitha ekipet në një sezon”.
DREJTORI- “Nuk di çfarë të them për këtë pjesë. Unë jam një lojtar dhe duhet që ta bëj detyrën time sa më mirë të jetë e mundur. Pastaj sigurisht që ne nuk na ka munguar gjë. Është normale që thjesht të përgatitemi më mirë. Duhet të marrim përgjegjësi dhe të fokusohemi në fushë”.
LAMTUMIRAT- “Në këtë situatë unë nuk kam parë lojtarë që duan të arratisen nga Milani. Të gjithë janë në dispozicion dhe kanë qenë në momentet e vështira. Por është normale që këtu duhet të qëndrojnë vetëm ata që duan dhe kanë dëshirë”.
PANORAMASPORT.AL
