Qeveria ndryshon vendimin: Zgjatet afati për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale të luftës

April 14, 2025 • arsoadmin


Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka ndryshuar dhe plotësuar vendimin e qeverisë nr. 06/143 të 28.04.2017, i ndryshuar dhe plotësuar me vendimin e qeverisë nr. 16/48 të 7.12.2020, vendimin nr. 02/54 të 12.01.2022 dhe me vendimin  nr. 04/70 të 21.04. 2022.

Sipas këtij plotësimndryshimi:

Pika 2 e vendimit të cekur më lartë zëvendësohet si në vijim: “Mandati i Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës është deri më 15 maj 2028”.

Pas pikës 2. të vendimit të cekur më lart shtohet pika 2.a. me tekst si në vijim: “Afati për të parashtruar kërkesën për njohjen e statusit të viktimës së dhunës seksuale gjatë luftës zgjatet deri më 15 maj 2027”.

Pika 1.6 e vendimit të qeverisë nr. 16/48 të 7.12.2020 zëvendësohet me këtë tekst: “znj. Kimete Haxholli, udhëheqëse e Divizionit për Përpunim dhe Arkivim në IKKL”.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.