Lëvizje e papritur nga ylli i Realit, Luka Modriç bëhet bashkëpronar i klubit anglez

April 14, 2025 • arsoadmin


Postuar: Prill 14, 2025 | 14:34

Luka Modriç do të bëhet një nga pronarët e Suonzi. Lojtari kroat do të ketë një pjesë të aksioneve të klubit që është pjesë Championship.

Screenshot 2025-04-14 140301

Akoma nuk bëhet e ditur kostoja të cilën Modriç ka vendosur të investojë, për të blerë aksione. Kjo lëvizje raportohet se nuk do të ndikojë te karriera e Modriç, që preferon të vazhdojë me futbollin e luajtur.

Dhe pse kontrata e Modriç me Realin përfundon në verë, palët po punojnë për gjetjen e marrëveshjes edhe për të paktën sezonin e ardhshëm. Te Suonzi, Modriç do të gjejë pronarë të tjerë, të cilët janë Andi Kolmen, Bret Kravat, Nigel Moris dhe Xhejson Kohen.

Suonzi ndodhet në Championship prej 7 vitesh, ndërsa aktualisht mban vendin e 12-të.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.