
Postuar: Mars 14, 2025 | 23:57
Partizani ka hyrë tashmë në kulmin e përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Teutës. Këto ditë po shfrytëzohen nga trajneri Abilaliaj për të përmirësuar manovrën, si dhe për të rregulluar mbrojtjen, ku gabimet nuk munguan edhe kundër Skënderbeut.

Foto/ F. Hazisllari
Gjithsesi, defensiva me katër, me Atanaskoskin e Janjevën në krahë, u duk se funksionoi më mirë se me pesë dhe plani është që të vazhdojë kështu, me një dyshim mes Sembene dhe Domgjonit. Sa i përket situatës fizike, probleme ka vetëm për Bytyçin, i cili vijon rikuperimin i veçuar dhe pritet të mungojë.
Kjo aktualja është një nga situatat më të mira të “Demave”, sa i përket organikës dhe dëmtimeve. Kundër Teutës, fitorja do të jetë njëjtë e nevojshme, me formacionin që nuk pritet të ketë ndryshime, pasi me Skënderbeun gjërat nuk shkuan keq.
PANORAMASPORT.AL
