March 15, 2025
vllaznia2.jpg


Postuar: Mars 14, 2025 | 23:48

Vllaznia U-21 mori një fitore me shumë vlera në kampionatin e kësaj grupmoshe përballë Bylisit në shifrat 3-2. Kuqeblutë e drejtuar nga Edmond Doçi arritën të imponoheshin ndaj mallakastriotëve, duke merituar në fund tri pikët e plota.

vllaznia

Por kuqeblutë e vegjël morën edhe një “ndihmë” nga futbollistë të ekipit të parë që kontribuuan në këtë sukses. Emra si Pusi, Beci, Delaj, Tafili dhe Maliqi, që janë pjesë e ekipit të parë kuqeblu, ishin protagonistë absolutë në këtë fitore.

Më i dalluari ishte Antonio Delaj, me sulmuesin shtatshkurtër, i cili realizoi një dopietë, duke treguar një formë të shkëlqyer dhe dhuruar sinjale për trajnerin Brdariç, i cili mund t’i besojë më shumë minuta në ndeshjet e ardhshme talentit shkodran. Po ashtu, një prej golave e shënoi edhe Pusi, qendërmbrojtësi, i cili po ashtu nuk po gjen hapësira në skuadrën e parë.

Ama, forma e treguar me skuadrën U-21 e disa prej individëve tregon se ata janë të gatshëm për të dhënë kontributin edhe me skuadrën e parë kuqeblu. Pas disa vitesh “sterile”, Vllaznia më në fund është kthyer në origjinë, duke prodhuar talente, që në ardhmen të mund të bëhen të rëndësishëm për ekipin, por edhe Kombëtaren. Nuk ka ndodhur kurrë më parë që në Kombëtare të mos ketë “produkt” të Vllaznisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *