“Flet mjeku, Egli në gjendje shumë të rëndë” — Lajmi që po bën bujë, si qëndron e vërteta?

March 10, 2025 • arsoadmin


Një video e publikuar në TikTok ka shkaktuar bujë, duke pretenduar se Egli Tako është në një gjendje të rëndë depresive.

Ky postim, i bërë nga një përdorues që paraqitet si gazetar, pretendon se ka marrë informacion nga një mjek të cilin e prezanton si “Zoti Vasko”, por pa zbuluar identitetin e plotë të tij.

Pas një kërkimi të thjeshtë, rezulton se nuk ekziston asnjë psikolog i njohur në Shqipëri me këtë emër, duke ngritur dyshime mbi besueshmërinë e lajmit.

@itsmeh0n3y #bbvk #bigbrothervipalbania #eglitako #gjesti ♬ original sound – VIPI

Kjo situatë ka sjellë shqetësim mbi mënyrën se si individë të ndryshëm mund të përhapin informacione të rreme për gjendjen shëndetësore të personazheve publikë, pa asnjë konfirmim apo verifikim të saktë.

Deri më tani, Egli nuk ka bërë asnjë deklaratë mbi këtë çështje, dhe nuk ka asnjë burim zyrtar që të konfirmojë pretendimet e bëra në TikTok.





Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.