
Gjiganti i muzikës Spotify tha ditën e Marte se ka paguar 10 miliardë dollarë industrisë së muzikës vitin e kaluar. Kompania shtoi se që nga krijimi i ka dhënë 60 miliardë dollarë pagesa kësaj industrie.
Lajmi është një tjetër përpjekje e Spotify për të hedhur poshtë pretendimet se nuk shpërblente siç duhet artistët për punën e tyre. Vlen të theksohet se në këto shifra përfshihen edhe pagesat që jepen për partnerët e tjerë siç janë publikuesit.
Sipas të dhënave të Federatës së Industrisë Fonografike, sot në mbarë botën janë rreth 500 milionë konsumatorë që paguajnë për dëgjimin e muzikës. Spotify ka mbi 252 milionë sipas të dhënave më të fundit.
Kompania citoi raporte të ndryshme duke vënë në dukje se Spotify kontribuon në një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave globale të transmetimit.
Gjithashtu tha se më shumë se 10,000 artistë fitojnë mbi 100,000 dollarë në vit nga të ardhurat nga transmetimi. Në vitin 2014, më shumë se 10,000 artistë fitonin më shumë se 10,000 dollarë në vit, tha ai.
/PCWorld Albanian