Deputeti i Bundestagut gjerman, Michael Roth, ka shkruar rreth zhvillimeve në Serbi. Sipas tij, Vuçiqi është autoritar, flirton me nacionalizmin e diktatorët.
“Nuk është një kryeministër i pafuqishëm ai që po bllokon lirinë dhe demokracinë në Serbi, por një president autoritar që preferon të flirtojë me nacionalizmin dhe diktatorët sesa ta udhëheqë Serbinë drejt BE-së. Vuçiç sakrifikon Vuçeviçin për të qëndruar vetë në pushtet”, ka shkruar deputeti gjerman në ‘X’.
Ndryshe Kryeministri i Serbisë, Milosh Vuçeviq, njoftoi në një adresim të jashtëzakonshëm se jep dorëheqje nga ky funksion. Vuçeviq deklaroi se jep dorëheqje të parevokueshme pas ngjarjeve të mbrëmshme në Novi Sad, kur anëtarët e SNS sulmuan studentët.
Po ashtu edhe kryetari i Novi Sadit, Milan Gjuriq, ka njoftuar dorëheqjen e tij të parevokueshme, duke theksuar se ky vendim është një akt përgjegjësie dhe një përpjekje për të ndihmuar në qetësimin e tensioneve dhe ndalimin e ndarjeve në shoqëri.