Presidenti Begaj mirëpret Ambasadorin e Indisë në Shqipëri, shpreh angazhimin për forcimin e marrëdhënieve diplomatike

January 29, 2025 • arsoadmin


Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot Ambasadorin e parë të Indisë në Shqipëri, Ravindra Prasad Jaisual.

Presidenti Begaj shprehu kënaqësinë e Tij për hapjen e Ambasadës në Tiranë dhe bindjen se  brenda këtij viti do të kemi edhe rihapjen e ambasadës sonë në New Delhi.

Marrëdhëniet historike midis dy vendeve, pavarësisht distancës së largët, lidhen shpirtërisht nga Shën Tereza.

Begaj3

Kreu i Shtetit shprehu besimin se rivendosja e misioneve diplomatike të ndërsjella do të rrisë shkëmbimet dypalëshe në të gjitha fushat dhe përpjekjet e koordinuara për çështje rajonale e globale.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.