January 30, 2025
7JQPKHRC7FLC7ATT6MXN6ZOZQQ.jpg


Guvernatori i Bankës Kombëtare të Çekisë Ales Michl tha se do të prezantojë një plan për bordin e bankës për të investuar në bitcoin duke shtuar e ka shumë gjasa që banka të shkurtojë interesat me 25 pikë javën e ardhshme sipas një interviste të publikuar nga Financial Times.

Michl tha se do të prezantojë planin e tij të Enjten dhe nëse aprovohet banka do të mbajë 5 përqind të rezervave të saj prej 140 miliardë eurosh në Bitcoin sipas FT.

“Për diversifikimin e aseteve tona, Bitcoin duket premtues,” u shpreh ai.

Ai shtoi se bitcoin do të rritej edhe pa mbështetjen e presidentit Amerikan Donald Trump pasi është një investim alternativ për shumë njerëz. Bitcoin preku një rekord të ri këtë muaj kur Trump i cili ka premtuar të bëhet presidenti kripto, u betua në detyrë.

Gjatë 2024 është dyfishuar vlera e saj falë aprovimit të ETF-ve dhe optimizmit lidhur me presidencën e Trump.

Michl, gjithashtu, theksoi interesin më të gjerë të investitorëve për bitcoin që kur BlackRock dhe firmat e tjera vitin e kaluar nisën fondet e tregtuara të shkëmbimit të bitcoin, sipas FT.

/PCWorld Albanian





Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *