Manchester United mposht Fulhamin – KosovaNews

January 27, 2025 • Gazeta Telegram


Manchester United ka shënuar fitore me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 19-të në elitën e futbollit anglez.

Pjesa e parë ishte mjaft e dobët pasi që të dyja ekipet nuk arritën të rrezikojnë njëra-tjetrën dhe kështu nuk pati asnjë goditje në drejtim të portave.

Në fakt, i njëjti ritëm e përcolli edhe pjesën e dytë, ndonëse Unitedi arriti ta gjejë golin e fitores.

Rasti i parë në këtë takim erdhi në minutën e 57-të kur Bruno Fernandes nga gjuajtja e lirë e rrezikoi portën e Bernd Lenos.

Po luhej minuta e 78-të kur Lisandro Martinez shënoi një gol të bukur për t’i dhënë epërsinë prej 1-0 Unitedit.

Deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit ‘Djajtë e Kuq’ ia dolën ta menaxhojnë mirë epërsinë e krijuar, duke marrë kështu një fitore tejet të rëndësishme.

Unitedi me këtë fitore ngjitet në pozitën e 12-të në tabelë me 29 pikë të grumbulluara, por ende larg objektivave të klubit.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.