Tesla zyrtarisht ka lançuar modelin e ridizajnuar të Model Y në Amerikën e Veriut dhe në Europë, dy javë pasi makina u prezantua për Azinë dhe Paqësorin.
Versioni i ri nuk do të zëvendësojë modelin origjinal Model Y, dhe Tesla do të vazhdojë ti shesë të dyja në uebsajtin e saj. Aktualisht njerëzit mund të blejnë vetëm variantin me distancë të madhe të Model Y në SHBA me çmime që fillojnë nga 46,490 dollarë.
Ndërsa Model Y i ri ruan proporcionet e versionit të vjetër, ka skaje më të rrumbullakosura, fenerë më të vegjël dhe fenerë të pasmë të ridizajnuar.
Në brendësi një dritë e re ambienti është aplikuar brenda makinës, ka ndenjëse të ventiluara dhe ekran me prekje 15.4-inç. Pasagjerët në ndenjëset e pasme do të kenë qasje në një ekran 8-inç me Bluetooth dhe me prekje.
Modeli me distancë të madhe mund të përshkojë 523 kilometra me një karikim të vetëm dhe ka shpejtësi maksimale prej 200 km/h. Makina përshpejton nga 0-100 km/h për 4.1 sekonda.
Kujtojmë se modeli i kaluar Model Y përshkonte 500 kilometra me një karkim dhe kishte shpejtësi maksimale prej 217 km/h. Dërgesat e Model Y fillojnë në Mars. /PCWorld Albanian