Të shtunën Partizani dhe Dinamo sfidojnë njëra-tjetrën në një ndeshje që tregon shumë gjëra dhe është përcaktuese për kreun. Një nga ish-lojtarët më të spikatur, që ka provuar të veshë të dyja fanellat, është Elis Bakaj. Në një prononcim ekskluziv për “Panorama Sport”, ish-sulmuesi analizon dy skuadrat. Sipas tij, Dinamo ka më shumë eksperiencë, por derbet janë gjithnjë 50-50. Sulmuesi nuk heziton të evidentojë edhe problemet dhe mënyrën sesi funksionojnë klubet tona.
Elis, të shtunën Partizani dhe Dinamo sfidojnë njëra-tjetrën, cila është favoritja e këtij derbi?
Derbi është gjithnjë 50-50, nuk ka rëndësi se cili ekip është më në formë, por ai që tregon më shumë kujdes dhe bën më pak gabime. Nuk di të them kush është favorit, sepse kam luajtur shumë derbe dhe ka pasur ndeshje kur skuadra ime ka qenë më në formë dhe është mposhtur ose e kundërta. Nuk ka favoritë, pavarësisht kualifikimit.
Po sa i përket organikave? Si i shihni këto dy skuadra?
Si eksperiencë, Dinamon e shoh më të prirur drejt kësaj. Partizani është më së shumti me djem të rinj të talentuar dhe cilësorë, që nuk e kanë eksperiencën e atyre të Dinamos, por kanë entuziazmin dhe etjen për tu afirmuar dhe për tu rritur. Sa i përket lojtarëve që mund ta zgjidhin këtë ndeshje, të them të drejtën nuk shoh ndonjë sulmues të spikatur. Nuk ka më si përpara.
INTERVISTËN E PLOTË MUND TA LEXONI NË VERSIONIN PRINT TË GAZETËS PANORAMA SPORT
DENIS LALA-PANORAMASPORT.AL