Pa asnjë dyshim, Gjesti vazhdon të jetë një nga banorët më të dashur të publikut në “Big Brother VIP Albania”. Me karakterin e tij karizmatik dhe lojën e zgjuar, ai jo vetëm që ka trazuar shtëpinë, por edhe rrjetet sociale, duke u kthyer në një fenomen.
Në Instagramin e tij, Gjesti po thyen rekorde njëri pas tjetrit. Postimi i fundit i publikuar në llogarinë e tij ka arritur mbi 60 mijë pëlqime brenda vetëm një ore. Fotografia dhe mesazhi që shoqëron postimin kanë bërë bujë të madhe, duke tërhequr vëmendjen e fansave dhe duke u kthyer në temë diskutimi në rrjetet sociale.
Ky është një rekord që të gjithë do ta kishin lakmi, duke dëshmuar edhe një herë se Gjesti është padyshim një nga figurat më të përfolura dhe më të dashura të këtij edicioni.