January 11, 2025
cela.jpg


Besa do të presë Burrelin sot në rikthimin e kampionatit. Në fakt, sfida sipas kalendarit duhet të luhej në Burrel, por kujtojmë se në fazën e parë në një marrëveshje mes klubesh, takimi Besa-Burreli u luajt në Burrel e tashmë do luhet në Rrogozhinë.celaVerdhezinjtë e fituan takimin e parë në shifrat 3-0, por tani gjërat kanë ndryshuar dhe në stolin e Besës do të debutojë dyshja e trajnerëve Çela-Kuli. Krahas stafit, radhët e verdhezinjve janë shtuar edhe me dy lojtarë cilësorë, Migone dhe Greca, që me gjasa nuk do ta nisin nga minuta e parë këtë sfidë. Ndërkohë, Burreli nuk është më ai i fazës së parë, pasi me meritë është ngjitur në vendin e 4-t, duke u renditur pas kavajasve. Këtë forcë të miqve e pranon dhe vlerëson edhe trajneri i ri i Besës, Emiljano Çela.

Fillimisht për “Panorama Sport” Çela u shpreh: “Pres një ndeshje të vështirë. Luajnë vendet 3 dhe 4, përpos objektivave. Burreli ka bërë mirë dhe jo më kot renditet pas nesh. Me ekipin kam zhvilluar vetëm 7 seanca dhe ua kam bërë të qartë se duhet të tregojnë sakrificë, siguri, maturi ndaj një ekipi që luan fort dhe bukur futboll”. Rikthimi i kampionatit i kujton kavajasve se kanë gabuar më shumë sa duhet në 2024-ën dhe çdo hap fals mund t’i kushtojë shtrenjtë. “E kam thënë në prezantimin tim, se gara për Superioren do të jetë mes 3 ekipeve të kreut, por të mos harrojmë se nuk do luhet vetëm ndaj tyre. Ecuria varet nga përballja me ekipet e tjera. Një ndër pengesat që duhet kaluar është edhe Burreli. Thënë ndryshe, përtej çdo vlerësimi real të Burrelit, jo për diplomaci, dihet se fitorja mbetet synimi ynë i vetëm. Duhet të jemi të përqendruar maksimalisht në çdo minutë të lojës dhe luajmë me besim e bindje për fitore. Personalisht pres një debutim me fitore për të vijuar me të tjera rezultate pozitive, si kusht i vetëm për të arritur suksesin që dëshirojmë”, përfundoi trajneri i Besës, Emiljano Çela. FERIZ FERIZAJ

Burreli i trajnerit Ditmar Bicaj kërkon që ta nisë Vitin e Ri, pikërisht aty ku la 2024-ën. Matjanët e mbyllën pjesën e parë të sezonit me një fitore 1-0 në transfertë ndaj Lushnjës. Ndaj, kjo ecuri kërkohet edhe sot ndaj Besës në stadiumin e Rrogozhinës. Nën drejtimin e trajnerit Bicaj, skuadra ka dhuruar lojëra të mira, që janë shpërblyer edhe me rezultate pozitive, ku spikasin triumfet në transferta. Kështu që Burreli luan pa frikë dhe presion sot ndaj kavajasve dhe këtë optimizëm ua jep paraqitja në 17 javët e para, si dhe ruajtja e grupit fitues. Sa i përket merkatos, për momentin kemi vetëm një largim zyrtar nga skuadra matjane, ku bëhet fjalë për Marllon Ramos. MARTIN DEDAJ

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *