December 24, 2024
Mimoza-Kusari-Lila.png


Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në një intervistë në ‘Sol’ ‘Klan Kosova’ rrëfej për karrierën dhe sfidat e jetës gjere e gjatë.

Në një moment ajo ka treguar edhe situatën aktuale të cilën po përballet me kancerin e gjirit, shkruan “Kosovarja”.

“Unë shfaqjen e kancerit e kam zbuluar krejt rastësisht, gjatë kontrollit rutinor, nuk kam pasur shenja, nuk kam pasur mungesë të energjisë, por edhe faza në të cilën e kam zbuluar është shumë e hershme. Unë nga fillimi jam ndje shumë e siguruar edhe nga informacioni, por edhe nga diagnoza e mjekëve tanë. Në të njëjtën kohë e di që në aspektin psikik ku shumica e njerëzve e marrin si, ndoshta paralajmërim të vdekjes, dhe shpeshherë fillon përveç se ndjenja e humbjes, edhe paniku e mandej edhe dorëzimi, ku as paniku e as dorëzimi nuk janë karakteristika të mia” ishin fjalët e Kusari-Liles

Ndryshe Mimoza është treguar e fort përballë kësaj sfide ku tregon se edhe datën e operimit e kishte në pikëpyetje se kur duhet të bënte për shkak të angazhimeve në Kuvendin e Kosovës.





Burimi i Lajmit
#Mimoza #Kusari #Lila #flet #për #përballjen #saj #kancerin #gjirit
#showbiz #bigbrothervip

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *