Osmani njofton se do të takojë sot krerët e institucioneve të sigurisë së vendit, diskutohet sulmi në “Ibër-Lepenc”

December 9, 2024 • arsoadmin


Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka njoftuar se sot do të takohet me institucionet e sigurisë së vendit për të diskutuar në lidhje me sulmin që është kryer në kanalin e “Ibër-Lepencit” më 29 nëntor në Zubin-Potok.

Ajo këtë e ka bërë të ditur në konferenca me temën “Avancimi i përfaqësimit dhe rolit të grave në ushtri: Një hap drejt barazisë më të madhe gjinore, paqes dhe sigurisë”, e cila organizohet në kuadër të Qendrës Rajonale të Ekselencës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë.

Ajo sulmin e 29 nëntorit e ka konsideruar sulm terrorist.

“Pas fjalimeve do të shkoj që të takohem me institucionet e sigurisë për të diskutuar për sulmin terrorist që ka ndodhur”, ka thënë ajo.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.