Hovenier në takimin lamtumirës me Bislimin: ShBA-ja e përkushtuar për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike

December 9, 2024 • arsoadmin


Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka takuar sot zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi.

Hovenier ka thënë se në këtë takim lamtumirës me Bislimin, ka përsëritur angazhimin për një Kosovë sovrane, demokratike dhe multietnike. Ndërsa ka thënë se ka shprehur dhe mbështetjen e SHBA-së për përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe evroatlantik.

“Në takimin e lamtumirës me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi sot, përsërita angazhimin tonë për një Kosovë sovrane, demokratike, dhe multietnike dhe përforcova mbështetjen tonë për përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian dhe euro-atlantik”, ka thënë Hovenier, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.



Source link

News Podcast

Një media ndyshe. Pa çensurë, e shpejtë, objetive. Fjala e lirë zë gjithmonë vënd në median tonë. Të gjithë bashkë në këtë dritare të lirë mediatike.