May 1, 2025
uzuni1.jpg


Postuar: Dhjetor 9, 2024 | 11:40

 

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.uzuniPortali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.

Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni i cili realizoi 2 gola kundër Rejsing Santander në La Liga 2. Albion Marku renditet në vendin e dytë pas një performance të mirë me Gyor ku fituan me rezultatin 0-3.

Vendi i tretë shkon për Armando Dobrën pasi realizoi golin e tij të katërt këtë sezon me fanellën e Çesterfilld në Angli.

Rejan Alivoda u bë protagonist me asist tek Itihad Kalba, në barazimin që mori me Al Jazira. Vendi i fundit shkon për Kristian Shpendin.

WhatsApp Image 2024-12-09 at 11.24.25

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV”











Source link

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *